Trafik i rënduar në prag të Vitit të Ri, policia shton prezencën në rrugë

Nga A2 CNN
31 Dhjetor 2021, 17:59 | Aktualitet

Policia e Shtetit ka njoftuar se “nisur nga fluksi shumë i lartë i automjeteve, jo vetëm në qendrat urbane, por edhe në akset nacionale dhe rurale”, është “rritur prezenca e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe ato të Patrullave të Përgjithshme”.

“Po monitorohet qarkullimi i automjeteve me makinën inteligjente, dronë, radarë, kamera e aparatë fotografik, me qëllim parandalimin e akisdenteve rrugore”, lexohet në njoftimin e policisë.

“Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që mos kryejnë parakalime të gabuara dhe të qëndrojnë në radhë në ato akse rrugore ku ka lëvizje të ngadaltë, për shkak të fluksit të lartë të automjeteve”, shtohet në njoftim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos