Trafikonin drogë duke u kamufluar si turistë, Gjykata e Vlorës jep masat për dy çiftet rumune

Nga A2 CNN
16 Mars 2023, 12:47 | Kronikë

Gjykata e Vlorës ka vendosur arrest me burg për 4 shtetasit rumun të akuzuar për trafik droge.

Masa e arrestit për 4 shtetasit rumunë, të mbrojtur nga avokatët Lorenc Danaj dhe Durim Bajramaj,  vjen si pasojë e kapjes së tyre me 2 kamper të ngarkuar me lëndë narkotike. Dy çiftet rumune kamufloheshin si turistë dhe transportonin kanabis, duke u përpjekur që sasinë e drogës ta kalonin në Greqi.

Emrat e 4 shtetasve rumunë janë Marius Cimpeanu, Mihaela Cimpeanu, Florin Tucan dhe Andreea Pislaru. Shtetasit e arrestuar kishin hyrë edhe dy herë të tjera në vendin tonë, duke bërë policinë të dyshojë se ata e kanë kryer këtë aktivitet edhe herë tjetër.

Mësohet po ashtu se, janë shpallur në kërkim edhe 5 persona të tjerë, bashkëpunëtorë me të arrestuarit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/13/me-kampera-plot-me-droge-drejt-greqise-kapen-mat-4-rumune-5-te-tjere-ne-kerkim/

A2 CNN Livestream

Latest Videos