Trafiku i rënduar në Vlorë, korsitë e emergjencave domosdoshmëri për qytetarët

Nga A2 CNN
24 Gusht 2023, 14:57 | Sociale
Trafiku i rënduar në Vlorë, korsitë e emergjencave

Numri i lartë i turistëve që frekuentojnë Vlorën, ka edhe anën tjetër të medaljes. Trafikun e rënduar dhe vështirësinë deri në pamundësi për mjetet e emergjencës për të carë mes këtij trafiku. Mungesa e korsive të emergjencës e bën mjaft të vështirë çdo mjet të ndërhyrjes së shpejtë, përfshi edhe ambulancën që të mbërrijë në kohën e duhur.

Madje edhe në të vetmen rrugë ku është krijuar një korsi emergjence, që është rruga e spitalit, kjo korsi është kthyer në vend parkimi për mjetet dhe ambulancat nuk e përdorin më.

Këtë problematikë e pranojnë jashtë kamerave edhe vetë shoferët e ambulancave dhe personeli i urgjencës së spitalit të Vlorës, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë as nga bashkia dhe as nga policia rrugore e Vlorës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos