Publikimi i pagave, prokuroria merr në pyetje ekspertët IT të AKSHI, ISSH e Tatimeve

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2021, 16:13 | Aktualitet
Publikimi i pagave, prokuroria merr në pyetje ekspertët IT të

Hetimi penal për gjetjen e përgjegjësve të publikimit të databazës me pagat e më shumë se 630 mijë personave ka vijuar të premten me pyetjen e punonjësve të AKSHI-t, ISSH-së dhe Tatimeve.

Burime pranë prokurorisë bënë me dije së më shumë se 16 punonjës të tre institucioneve që mbajnë të dhënat personale të shqiptarëve, kryesisht ekspertë të IT-së, që kanë akses në serverët përkatës, kanë dhënë shpjegime para prokurorit Artan Lulo dhe Oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Ata janë pyetur mbi protokollet e sigurisë, zbatimin e tyre, si edhe mënyrën e përpunimit dhe menaxhimit të të dhënave personale, të dhëna që mbrohen me ligj. Marrja e deklarimeve të tyre ka vijuar përtej mesditës, ndërsa në ditët në vijim pritet që të merren në pyetje edhe zyrtarë të lartë të tre institucioneve nga dyshohet se kanë rrjedhur të dhënat personale të publikuara.

Ndërkohë, ekspertët e prokurorisë kanë nisur ekspertimet përkatëse në pajisjet kompjuterike të institucioneve të dyshuara. Pasditen e së enjtes, prokurorët e Tiranës sekuestruan të dhënat kompjuterike të serverëve të AKSHI-t, ISSH dhe Tatimeve, pas dyshimeve se mund të ndërhyhej në to dhe të dëmtohej rëndë hetimit. Prokuroria e Tiranës po heton për tre vepra penale “ndërhyrjen në të dhënat kompjuterike”, “ndërhyrje në sistemet kompjuterike” dhe “shpërdorimi i detyrës”.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos