
Një aktor rus humbi jetën në teatrin famoz të Moskës “Bolshoi”, pasi u zu poshtë nga një pjesë e skenografisë, gjatë shfaqjes.
Sipas njoftimit zyrtar të teatrit “Bolshoi”, aktori Yevgeny Kulesh humbi jetën gjatë ndërrimit të skenografisë në operan “Sadko”.
Ngjarja ishte shumë e rëndë dhe spektatorët e panë atë të gjithën. Ata shkuan menjëherë në skenë për të ndihmuar aktorin, por përpjekjet rezultuan të pasuksesshme.
Ndërkohë autoritetet kanë nisur një hetim për të zbardhur vdekjen e 37 vjeçarit në skenë.
Mendohet se aktori Kulesh shkoi në drejtimin e gabuar gjatë vendosjes së skenografisë dhe për këtë arsye ajo e zuri poshtë. (A2 Televizion)