“Zemërohej kur nuk shënonte, të gjithë i trembeshin”, Bale zbërthen raportin me CR7

Nga A2 CNN
30 Qershor 2023, 18:04 | Futboll
“Zemërohej kur nuk shënonte, të gjithë i

Në një intervistë të rrallë të tij, pak kohë pasi ka varur këpucët në gozhdë, ylli uellsian i futbollit Gareth Bale, ashtu siç nuk pritej ka folur për të parën herë për raportin me Cristiano Ronaldo.

Për ish-shokun e tij të skuadrës te Real Madrid, në sezonet midis 2013 dhe 2018 ku formuan treshen e ëndrrave me Benzema, Bale shprehet se Ronaldo zemërohej, përplaste këpucët dhe i trembte njerëzit me reagimet e tij pas ndeshjeve ku nuk shënonte gol.

Duke folur në kanalin e YouTube të Martin Borgmeier në turneun e golfit BMW International Open Pro-Am, uellsiani konfirmoi se marrëdhënia e tij me megayllin portugez ka qenë kryesisht pozitive.

Ai ishte në të vërtetë i mirë, por kishte momentet e tij. Për shembull, nëse ne fitonim me rezultatin 5-0 dhe ai nuk shënonte, ai hynte në dhomën e zhveshjes dhe i përplaste këpucët me zemërim. Por ai ishte një djalë i mirë, asgjë e keqe në marrëdhënien tonë, ne nuk kishim asnjë problem”, u shpreh uellsiani, i cili njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli në janar pas gjashtë muajve te Los Angeles FC.

Bale u pyet nëse Ronaldo e falënderoi ekipin për ndihmën që ata i dhanë për  të fituar trofetë individualë dhe disa herëë Topin e Artë.

Fillimisht uellsiani u përgjigj: "Nuk e di... Unë mendoj se ai e bëri, por...". Me të parë kamerën, Bale drejtoi gishtin nga ajo dhe ndryshoi përgjigjen.

Po, e bëri”, tha 33-vjeçari duke qeshur.

Në fillim të këtij muaji, Bale bëri bujë teksa përzgjodhi Lionel Messin si lojtarin më të madh që ka fituar Ligën e Kampionëve, me fansat që e konsideruan zgjedhjen e tij si mospërfillje ndaj CR7. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos