Tragjedi në brigjet e Greqisë, përmbyset anija me emigrantë, 59 viktima dhe 104 të shpëtuar

Nga A2 CNN
14 Qershor 2023, 16:39 | Ballkani
Tragjedi në brigjet e Greqisë, përmbyset anija me emigrantë,

Tragjedi në ujërat greke. Të paktën 59 emigrantë humbën jetën e më shumë se 100 të tjerë u shpëtuan, pasi anija e peshkimit më të cilën po udhëtonin u mbyt pranë bregdetit jugor të Greqisë. Nuk është ende e qartë se sa persona gjendeshin në mjetin lundrues kur ai u mbyt,80 km në jugperëndim i Pylos.

Por zyrtarë grek dhe organizata ndërkombëtare për emigracionin thanë se qindra njerëz mund të kenë qenë në bord, dhe se bilanci i viktimave mund te rritet. Roja bregdetare greke beri te ditur se varka ishte parë në ujëra ndërkombëtarë mbrëmjen e së hënës, nga një avion që I përket agjencisë kufitare europiane Frontex. Siç thuhet, pasagjerët refuzuan ndihmën dhe asnjëri prej tyre nuk mbante jelek shpëtimi.

Pak orë më vonë anija u përmbys duke nxitur një operacion kërkim-shpëtimi, që u ndërlikua nga erërat e forta. Siç thuhet, emigrantët ishin nisur nga Libia drejt Italisë, dhe shumica e tyre ishin djem në të 20-tat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos