DASH, tjetër thirrje për Kosovën dhe Serbinë: Ulni tensionet!

Nga A2 CNN
14 Qershor 2023, 07:52 | Ballkani
DASH, tjetër thirrje për Kosovën dhe Serbinë: Ulni

Departamenti Amerikan i Shtetit përsëriti thirrjen ndaj Serbisë dhe Kosovës që të ndërmarrin hapa konkretë dhe të menjëhershëm për qetësimin e situatës në veri.

Në një reagim për mediat, një zyrtar i lartë i DASH, shpjegoi se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ua kanë bërë të qartë si Kosovës ashtu edhe Serbisë se kush janë pritshmëritë prej tyre.

Në lidhje me planin e Kurtit, i cili parashikon dhe sundimin e ligjit dhe vënien para drejtësisë të grupeve kriminale që sulmuan KFOR dhe Policinë e Kosovës, zëdhënësi i DASH u shpreh se “ata që janë përgjegjës për sulmet e dhunshme duhet të mbahen përgjegjës, pas një procesi të rregullt ligjor dhe me transparencë të plotë”.

Më 13 qershor, Policia e Kosovës kreu një aksion në Mitrovicën e Veriut, ku arrestoi Millun Millenkoviq- Llune. Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i arrestuari është një nga udhëheqësit e formacionit kriminal "Mbrojtja Civile" dhe drejtues i bandave kriminale. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/13/shperthim-ne-mitrovicen-e-veriut-arrestohet-nje-i-kerkuar-plagosen-3-police/
https://a2news.com/2023/06/13/jam-i-gatshem-per-kompromis-vucic-kreret-e-4-komunave-duhet-te-dorehiqen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos