
Një tjetër tragjedi është regjistruar në detin Mesdhe ku një anije me emigrantë të nisur nga Tunizia është mbytur në ditën e vigjiljes së Krishtlindjes.
Sipas dëshmitarëve raportohet se të paktën 20 emigrantë janë mbytur, ndërkohë që autoritetet janë duke vijuar kërkimet për të mbijetuar të tjerë.
Një zëdhënës i rojes bregdetare tuniziane bën me dije se shumica e viktimave janë nga Afrika sub-Sahariane. (A2 Televizion)