Nis shpërndarja e vaksinës për vendet e BE, kamionët lënë selinë e Pfizer në Belgjikë

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2020, 15:29 | Bota
Nis shpërndarja e vaksinës për vendet e BE, kamionët

Ka nisur zyrtarisht shpërndarja e vaksinës ndaj koronavirusit në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian. Mëngjesin e së enjtes u larguan disa kamionë me dozat e para nga selia e Pfizer në Belgjikë.

E diela është përcaktuar si dita e nisjes së imunizimeve masive në të 27 vendet anëtare të BE-së. Fillimisht, do të vaksinohen anëtarë të personelit shëndetësor dhe të moshuarit.

Shpërndarja e dozave, sipas asaj që ka vendosur Komisioni Europian, do të bëhet në përputhje me numrin e banorëve që ka secili shtet.

“Pas pak ditësh, europianët e parë do të vaksinohen”, tha presidentja Ursulu von der Leyen, e cila nënvizoi se, “së bashku do ta kalojmë këtë pandemi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos