
Pas 10 vjetësh në kërkim është vënë në pranga një prej organizatorëve të tragjedisë së Butrintit, ku humbën jetën 5 persona.
Policia e Fierit, me anë të një deklarate, ka bërë të ditur se ka vënë në pranga shtetasin Albert Gega, 36 vjeç, i cili është dënuar me 10 vite burgim për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve”.
36-vjeçari është dënuar nga gjykata e Sarandës si një prej organizatorëve të tragjedisë, duke ndihmuar 22 persona të kalojnë në mënyë të paligjshme kufirin.
Çfarë ndodhinë Butrint?
Në tetorin e vitit 2008 një ngjarje tragjike ndodhi në liqenin e Butrintit. 22 persona, të ndihmuar edhe nga shtetasi Albert Gega në bashkëpunim me 5 të tjerë, tentuan të kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin. Tentativa e tyre dështoi dhe fatkeqësisht 5 nga 22 personat u mbytën në liqen. (A2 Televizion)