
Klubi francez Nantes ka kërkuar që Cardiff të bëjë pagesën prej 15 milionë stërlinash për sulmuesin Emiliano Sala, pasi zyrtarisht transferimi është kryer.
Pasi firmosi me klubin uellsian, argjentinasi fluturoi për në Francë por në kthim, avioni i tij humbi nga radarët dhe u gjet në brigjet e Guernseyt, ndërsa mundësitë që Sala dhe piloti të kenë shpëtuar të gjallë janë thuajse zero.
Sipas asaj që raporton BBC, klubet kishin rënë dakord që pagesa për lojtarin 28-vjeçar të kryhej me këste për një periudhë trevjeçare. Por Cardiff nuk ka kryer pagesën e këstit të parë dhe Nantes po mendon të dërgojë çështjen në gjykatë.
Nga pagesa që do të kryejë Cardiff edhe klubi tjetër francez, Bordeaux do të përfitojë 50% të shumës, pasi Sala ka luajtur për ta në periudhën 2012-2015 para se të transferohej te Nantes. (A2 Televizion)