All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Tragjedia në Greqi, BBC ka prova që vënë në dyshim rrëfimin e rojës bregdetare greke. Pakistani shpall ditë zie kombëtare

Nga A2 CNN
19 Qershor 2023, 08:33 | Bota
Tragjedia në Greqi, BBC ka prova që vënë në dyshim
All - Paragraf - 1

Televizioni shtetëror britanik ka marrë prova që vënë në dyshim rrëfimin e rojës bregdetare greke për mbytjen tragjike të anijes.

Për mbytjen e anijes së emigrantëve në Greqi, të mërkurën e kaluar, BBC ka marrë prova që hedhin dyshime në rojën bregdetare greke. Analiza e lëvizjes së anijeve të tjera në zonë, sugjeron se anija e mbipopulluar e peshkimit nuk lëvizi për të paktën shtatë orë përpara se të përmbysej. Roja bregdetare thotë se anija ishte rrugës për në Itali dhe nuk kishte nevojë për shpëtim.

All - Paragraf - 3

Të paktën 79 persona janë raportuar për momentin të vdekur, por Kombet e Bashkuara thonë se të paktën 500 janë të zhdukur.

OKB-ja ka bërë thirrje për një hetim mbi trajtimin e katastrofës nga ana e Greqisë. Zyrtarët grekë kanë deklaruar se ata që ishin në bord nuk donin ndihmë dhe nuk ishin në rrezik deri pak para se anija e tyre të fundosej.

Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif shpalli të hënën ditë zie për tragjedinë e varkës së peshkimit të fundosur. Shumë pakistanezë dyshohet se kanë vdekur në fundosje, megjithëse numri i saktë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

All - Paragraf - 6

Sharif formoi gjithashtu një komision për të hetuar incidentin dhe urdhëroi policinë të gjurmonte personat e përfshirë në trafikimin e qenieve njerëzore. Shumica e emigrantëve të zhdukur ishin nga shteti Azad Kashmir dhe ai i Gujarat, sipas anëtarëve të familjes së tyre pakistaneze. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/18/deshmi-tronditese-nga-tragjedia-ne-brigjet-greke-trafikantet-vrane-6-emigrante-brenda-anijes-se-vdekjes/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos