Është një tragjedi e pafund, ajo që po përjeton Haiti në vitet e fundit. Pamjet e sotme nga vendi i Karaibeve, i cili u godit kur aty ishte mëngjes nga një tërmet me magnitudë 7.2, të bëjnë të mendosh se një tragjedi e ngjashme me atë të 11 viteve më parë mund të ketë ndodhur.
Lëkundjet e sotme kanë qenë në fakt të një intensiteti më të lartë edhe se të janarit të viti 2010 që shkaktoi një shifër të paimagjinueshme viktimash, deri në 300 mijë persona, me rrënimin e pothuajse të gjithë sistemit shëndetësor në vend, si dhe të ekonomisë që mbeti e zhytur në rrënojat e qyteteve që ende mëngjesin e sotëm prisnin rindërtimin e plotë. Për këtë arsye, kjo për Haitin mund të jetë një goditje fatale.
Sipas autoriteteve lokale, viktimat e regjistruara për momentin janë 227, por sipas pamjeve dhe sizmologëve amerikanë, bilanci është thjesht fillestar.
Është një tragjedi e pafund, ajo që po përjeton Haiti në vitet e fundit. Një tërmet me magnitudë 7.2 e goditi sot ishullin. Sipas autoriteteve lokale, viktimat e regjistruara për momentin janë 227, por sipas pamjeve dhe sizmologëve amerikanë, bilanci është thjesht fillestar Qytetet më të goditura duken ato në jug perëndim të kryeqytetit Port Au Prince, veçanërisht Jeremie dhe Les Cayes Lëkundjet e sotme kanë qenë në fakt të një intensiteti më të lartë edhe se të janarit të viti 2010 që shkaktoi një shifër të paimagjinueshme viktimash, deri në 300 mijë persona Në 2010 Haiti përjetoi rrënimin e pothuajse të gjithë sistemit shëndetësor në vend, si dhe të ekonomisë që mbeti e zhytur në rrënojat e qyteteve që ende presin rindërtimin e plotë Parlamenti i rrënuar i Haitit në 2010
Qytetet më të goditura duken ato në jug perëndim të kryeqytetit Port Au Prince, veçanërisht Jeremie dhe Les Cayes. Lëkundjet janë dëgjuar në mënyrë të fortë në të gjithë ishujt e Karaibeve, veçanërisht në Republikën Dominikane me të cilën Haiti ndan ishullin, Xhamaikën dhe Porto Rikon.
Shtetet e Bashkuara kanë me anë të presidentit Joe Biden kanë premtuar ndihma të menjëhershme për ishullin e pafat, por edhe ato mund të jenë tejet të vështira, sepse sikur mos të mjaftonte fatkeqësia e sotme, në atë zonë parashikohet afrimi i stuhisë tropikale Grace, me erëra që kalojnë 60 kilometra në orë që do të vështirësojnë çdo ndihmë dhe do të lejë edhe më të pambrojtur popullsinë që ka humbur çdo gjë.
Kryeministri Ariel Henry i bëri apel solidaritetit maksimal të popullit në një moment të vështirë si ky, por haitianët janë gjithmonë e më shumë të dekurajuar.
Një nga vendet më të varfra në botë, por edhe një nga qeveritë më të korruptuara, Haiti mori vëmendjen e opinionit publik ndërkombëtar disa javë më parë për vrasjen e bujshme në shtëpinë e tij të presidentit Moise, me anë të një grupi mercenarësh, kryesisht kolumbianë. (A2 Televizion)