Tragjedia në Himarë, protestë në 4 gusht. Kërkohet dorëheqja e dy ministrave

Nga A2 CNN
2 Gusht 2022, 21:24 | Politikë

Fronti për Shpëtimin Kombëtar ka njoftuar një protestë ditën e enjte, 4 Gusht, pas tragjedisë në Himarë, ku një polic përplasi për vdekje me gomone një vajzë 5-vjeçare në plazh.

Zyra e shtypit e Partisë Demokratike bën me dije se protesta do të mbahet në orën 19:00, para Ministrisë së Brendshme.

Në këtë protestë do të kërkohet dorëheqja e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/08/02/skafi-aksidenton-femijen-ne-himare-nderron-jete-5-vjecarja/

A2 CNN Livestream

Latest Videos