Ngjarja e rëndë që ndodhi një ditë më parë në Potam të Himarës ka shkaktuar një indinjim shoqëror për sigurinë e pakët që kanë qytetarët madje dhe në zonat ku shkojnë për të pushuar.
Përveç protestës së paralajmëruar për ditën e enjte, një marshim homazh për vogëlushën që humbi jetën në Potam u mbajt në zonën turistike të Shëngjinit.













Dioqeza e Rrëshenit, në bashkëpunim me organizata të shoqërisë civile në Kurbin e Lezhë bënë homazhe duke ndezur qirinj e hedhur lule në bregdetin e Shëngjinit në përkujtim të 7 vjeçares.
Ky marshim nga kisha e Shëngjinit deri në afërsi të portit, ishte edhe një protestë e heshtur ndaj ngjarjeve të tilla që nuk kanë qenë të pakta në bregdetin tonë.
Dom Gjergj Meta tha se në lutjen e tyre në qetësi për familjen që humbi fëmijën e saj janë mijëra shqiptarë që u hidhëruan, trishtuan dhe u solidarizuan për këtë ngjarje dhe gjithçka është një homazh për ta. (A2 Televizion)