
Erjon Muça, 22 vjeç, dhe Dorina Gjokgjinaj, 20 vjeçe, po udhëtonin me mjetin tip Ford në një rrugë buzë rezervuarit të Çekrezës.
Të rinjtë dyshohet se humbën kontrollin e mjetit dhe përfunduan në ujë. Si pasojë që të dy humbën jetën, pasi nuk mundën dot të dilnin nga makina.
Hetuesit dyshojnë se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së enjtes ndonëse automjeti u pikas mëngjesin e së premtes nga roja i rezervuarit.
Në zonë mbërritën dhe ekspertë të policisë rrugore kjo pasi në rrugë ishin fiksuar shenja të forta frenimi çka çoi hetuesit të dyshojnë se kemi të bëjmë me ngjarje aksidentale.
Trupat e Erjonit dhe Dorinës u gjetën në pjesën e pasme të makinës, ku sipas hetuesve kanë tentuar për të thyer xhamin por që nuk ia arritën dot. Muça ishte banor i fshatit Kasallë, zonë e cila ndodhet pranë rezervuarit të Çekrezës, ndërsa 20-vjeçarja jetonte në Lezhë. (A2 Televizion)