E konfirmon policia, mbyten dy të rinj në rezervuar

Nga A2 CNN
17 Qershor 2022, 10:33 | Kronikë
E konfirmon policia, mbyten dy të rinj në rezervuar

Një makinë është gjetur e fundosur në rezervuarin e Çekrezës në Tiranë, në orët e para të së premtes.

Mësohet se dy të rinj kanë qenë në automjet dhe për pasojë janë mbytur. Bëhet e ditur se viktimat janë E. M., 22 vjeç, dhe F. Gj., 20 vjeçe.

“Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për një mjet të fundosur në vendin e quajtur "Rezervuari i Çekrezës", ju informojmë se:

Si rezultat i kërkimeve nga palombarët e Reneas, u bë e mundur nxjerrja nga mjeti i trupave të pajetë të shtetasve E. M., 22 vjeç, dhe F. Gj., 20 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos