Tragjike/ Gjyshërit dhunojnë për vdekje mbesën 5-vjeçare pasi ndoti pantallonat

Nga A2 CNN
21 Korrik 2023, 17:16 | Bota

Një histori tragjike është regjistruar në Çikago, ku gjyshërit kanë rrahur për vdekje mbesën e tyre 5-vjeçare, pasi kishte ndotur pantallonat, duke mos treguar që kishte nevojë për të shkuar në tualet. Ky fat tragjik ishte për Jadën e vogël, e ndërsa kanë qenë vetë gjyshërit që kanë njoftuar policinë, duke rrëfyer se janë të vetëdijshëm se ishin “më të ashpër se ç’duhej”.

Për fat të keq kjo nuk ishte hera e parë që gjyshërit kishin dhunuar të vogël, madje ato vetë kanë treguar se e kishin paralajmëruar mbesën se “nëse ndoste pantallonat, do e fshikullonin me rrip”.

Gjyshërit janë arrestuar nga policia dhe akuzohen për vrasje të shkallës së parë  të shkaktuar nga lëndime të shumta për shkak të abuzimit të fëmijëve.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos