E kishin hedhur në një qese mbeturinash, vogëlushja shpëtohet nga një qen endacak

Nga A2 CNN
21 Korrik 2023, 13:13 | Bota

Një qen endacak i ka shpëtuar jetën një foshnjeje të braktisur në rrugë. Ngjarja ka ndodhur në Liban, ndërsa vogëlushja ishte futur në një qese plastike mbeturinash.

Vajza u gjet pranë një godine të komunës në Tripoli, mëngjesin e së mërkurës. Sipas raportimit të mediave lokale, qesen po e mbante një qen në momentin që një kalimtar dëgjoi të qarat e saj.

Më pas, foshnja u dërgua në Spitalin Islamik dhe më vonë u transferua në Spitalin e Tripolit.

Fotot e publikuara në mediat sociale tregojnë vogëlushen, që duket se është 4-muajshe, me hematoma në fytyrë dhe trup.

Rasti ka shokuar vendin dhe kërkesat për ta adoptuar vogëlushen janë të larta. (A2 Televizion)

https://twitter.com/SahaR_bei/status/1681618714012033024?s=20

A2 CNN Livestream

Latest Videos