Transformimi urban "prish" godinën ku Erdogan jetoi për vite, do bëhet pallat

Nga A2 CNN
7 Mars 2023, 11:19 | Bota

Ndërtesa në distriktin Üsküdar Burhaniye, ku Presidenti turk Rexhep Tayip Erdoğan jetoi për shumë vite gjatë periudhës kur ishte Kryebashkiak dhe Kryeministër, po prishet plotësisht për t’u rindërtuar, si pjesë e godinave që preken nga transformimi urban.  

Në një deklaratë për mediat mbrëmjen e djeshme, Erdoğan theksoi rëndësinë e transformimit urban, si një proces jetik pas tërmetit shkatërrimtar të 6 shkurtit, ku nuk ngurroi të përmendte edhe shtëpinë ku ka jetuar prej vitesh në distriktin Burhaniye.

Në truallin e shtëpisë së prishur po ndërtohet një pallat i ri 3-katësh, ndërsa fqinjët shprehen se Erdogan i vizitonte vazhdimisht në kohën që ata jetonin në këtë godinë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/27/erdogan-thirrje-qytetareve-mos-i-braktisni-qytetet-tuaja-do-jua-ndertojme-shtepite-nje-me-nje/
https://a2news.com/2023/03/03/erdogan-merr-vendimin-harrojini-pallatet-me-shume-se-4-kateshe/
https://a2news.com/2023/02/22/dekreti-ne-fletoren-zyrtare-erdogan-ndalohet-largimi-nga-puna-ne-zonen-e-termetit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos