
Drejtor i DPSHTRR, Blendi Gonxhja, u shpreh në A2 se nuk ka asnjë problem për transportin e produkteve ushqimore dhe atyre farmaceutike pas shpalljes së pandemisë botërore.
“Doja të garantoja publikun që të jemi bashkë, të qetë, se është një proces i garantuar. Janë marrë masat e menjëhershme. Komisioni Evropian ka përcaktuar detyrimet. Transporti i mallrave vijon më lirshëm edhe se para pandemisë”, tha Gonxhja.
Gonxhja shprehet se kujdesi është shumë herë më i shtuar tashmë te të gjithë punonjësit. “Sot kujdesi është shumë herë më i shtuar. Masat u bëhen të qarta shoferëve, operatorëve. Shmanget çdo lloj kontakti, pasi kanë ndryshuar edhe procedurat e kontrollit. Është tërësisht e garantuar që trafiku i mallrave ndërkombëtarë të jetë jo vetëm si më parë, por edhe më i shpejtë se më parë. Të jemi krejtësisht të qetë për këtë”, u shpreh drejtori i DPSHTRR. (A2 Televizion)