
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton përmes një postimi në rrjetet sociale se shërbimi i transportit publik do të nisë për të gjithë qytetarët më 15 qershor.
Sipas Ministrisë shërbimit i transportit do t’i përshatet të gjitha rregullave të reja të miratuara në protokollin e ISHP.
Kështu autobusët do të përdorin 70% të kapaciteteve, pasagjerët duhet të jenë të pajisur me maska, ndërsa distancimi social duhet të zbatohet rigorozisht. (A2 Televizion)