
Arrestohen katër persona dhe shpallet në kërkim një tjetër, pasi transportonin 12 emigrantë të paligjshëm, kundrejt shpërblimit.
Sikurse njofton policia, në pranga ranë shtetasit, A. J., 35 vjeç dhe M. J., 38 vjeç, banues në fshatin Mjekës, Elbasan, të cilët janë kapur në aksin rrugor Maliq-Lozhan, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetet tip "Audi" dhe "Benz", 3 emigrantë të paligjshëm.
Në dalje të Progradecit u kapën të rinjtë, N. T., 30 vjeç dhe B. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, të cilët po transporton me mjetin tip "Volkswagen" 4 emigrantë të paligjshëm.
Po ashtu, u shpall në kërkim 26-vjeçari J. T., 26 vjeç, banues në Elbasan, i cili pasi ka konstatuar se ishte vënë në ndjekje nga shërbimet e policisë, ka braktisur mjetin tip "Opel" në lagjen nr. 3, Pogradec, brenda të cilit u gjetën 5 emigrantë të paligjshëm. (A2 Televizion)