All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Tre aksidente në Vlorë brenda pak orësh

Nga A2 CNN
8 Gusht 2020, 19:44 | Kronikë
Tre aksidente në Vlorë brenda pak orësh
All - Paragraf - 1

Fluksi i shtuar i turistëve në fundjavë dhe reshjet e shiut kanë shkaktuar 3 aksidente brenda pak orësh në Vlorë, të cilat fatmirësisht kanë qenë pa fatalitete.

Dy prej aksidenteve janë regjistruar në aksin rrugor Vlorë-Levan, ndërsa aksidenti i tretë ka ndodhur në aksin Orikum-Llogora.

All - Paragraf - 3

Në autostradë Fier-Vlorë, pranë Levanit dy makina kanë humbur kontrollin si pasojë e lagështirës dhe kanë dalë nga rruga. Pasagjerët kanë marrë lëndime të lehta dhe pasi u mjekuan në spital kanë dalë.

Ndërsa në aksidentin e ndodhur në aksin Orikum-Llogora, pranë fshatit Dukat, u përfshinë 2 makina, 2 persona mbetën të lënduar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos