Klientët e një hoteli në Tushemisht janë zgjuar sot në mëngjes nga të shtënat e armëve, teksa disa makina të parkuara aty janë përfshirë në nga breshëria e armëve të zjarrit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05.00 të mëngjesit, dhe si pasojë janë dëmtuar 6 makina, ndër to dy të pronarit të aktivitetit, por janë thyer edhe disa xhama të katit të parë.
Fatmirësisht nuk ka të plagosur, por ngjarja mund të kishte zhvillime dramatike, duke menduar që në atë orë fillojnë shëtitjet pushuesit e shumtë në lokalitetin turistik.
Sipas dëshmive, mund të kenë qenë dy persona autorët e aktit të rëndë, dhe mendohet se kanë qëlluar me armë automatike.
Policia po punon intensivisht për identifikimin e kapjen e autorëve si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)