Tre artistë rrëfejnë ngjyrat dhe dritëhijet e jetës në 24 vepra

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2019, 14:33 | Kulturë
Tre artistë rrëfejnë ngjyrat dhe dritëhijet e jetës

“In Paper Plex” është ekspozita më e re që është çelur këtë fundvit në kryeqytet.

Në një galeri të vogël private, tre artistët që lëvrojnë në mediume të ndryshme artistike, janë bërë bashkë në emër të artit figurativ dhe një misioni të thjeshtë: të rrëfejnë se brenda kornizave sado të vogla mund të gjeni veten dhe një botë të madhe shpirtërore.

Por, të treja këto fytyra të artit vizual i gjeni të kuruara pastër në “Galeri 70”.

Në hyrje gjejmë Jon Krajën me disa vizatime e skica që luajnë me dritëhijen, ndërsa më tej rrugëtimi artistik vijon me ngjyrat e pikturave të Orion Shimës, për të mbërritur në fund me imazhet që sjell fotografi Zhabjaku.

“In Paper Plex” vjen si një formë alternative e artit modern që sot lëvrohet në vendin tonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos