Arsyeja “e fortë” pse ndeshja mes United dhe Leeds nuk do të shfaqet në TV

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2023, 12:20 | Futboll
Arsyeja “e fortë” pse ndeshja mes United dhe Leeds nuk do

Manchester United pret sonte në shtëpi Leeds United në stadiumin “Old Trafford”.

Kjo është përballja e parë mes këtyre dy skuadrave këtë sezon, ndërsa ndeshja e dytë do të zhvillohet në “Elland Road” këtë të diele.

Ndeshja e sotme ishte paraparë që të zhvillohej muajin shtator të vitit të kaluar, por që u pezullua për shkak të vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.

“Djajtë e Kuq” do të hynë në këtë ndeshje me plot vetëbesim, pasi që kanë shënuar plot 19 gola kundër Leeds në katër ndeshjet e fundit të zhvilluara.

Ndeshja e sotme nuk do të shfaqet në TV për shkak se orari origjinal nuk ishte zgjedhur për tu paraqitur në Mbretërinë e Bashkuar.

Pavarësisht shtyrjes së lojës, ndeshja e riorganizuar nuk lejohet të shfaqet në TV. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos