Tregoi problemet e Hyundai, “spiuni” shpërblehet me 24 milionë dollarë nga SHBA

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2021, 11:20 | Teknologji

Mund të jetë një ngjarje që mund të ndryshojë përgjithmonë marrëdhënien e shtëpive automobilistike dhe institucionet monitoruese shtetërore, të paktën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një inxhinier korean, i punësuar me vite te gjiganti i sektorit Hyundai, është shpërblyer nga autoritetet amerikane me 24 milionë dollarë për informacionet e dhëna që kanë zbuluar një seri gabimesh teknike, si dhe mungesë të transparencës nga gjiganti aziatik.

Modeli Theta II i Hyundai doli problematik në SHBA

Më në detaj, bëhet fjalë për disa probleme në projektimin e motorëve Theta II, që i bënin defektozë, deri tek djegia e tyre. Sipas inxhinierit, Kim Gwang-ho, drejtuesit teknikë të Hyundai munguan të tregonin problemin, duke e fshehur atë.

Shpërblimi, i dhënë nga rregullatori amerikan i automjeteve, është më i madhi i dhënë ndonjëherë, që mundësohet nga një akt i miratuar posaçërisht nga Kongresi në 2015 për të shpërblyer informatorët në këtë fushë, me objektiv sigurinë e blerësve.  

“Jam i kënaqur për shpërblimin që kompenson rrezikun që kam kaluar për të mbrojtur pronarët e atyre mjeteve”, deklaroi inxhinieri, tashmë multimilioner. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos