Tregtia me pakicë, rriten shitjet e karburanteve dhe ushqimeve

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2021, 17:00 | Ekonomi

Konsumi në vend po rritet dhe shitjet me pakicë kanë pësuar një gjallërim në tremujorin e tretë të këtij viti.

Instituti i Statistikave raporton se në këtë periudhë treguesi i shitjeve me pakicë është rritur me 4.9% kundrejt një viti më parë. Bizneset raportojnë një xhiro më të lartë thuajse në të gjitha mallrat dhe shërbimet. Rritja e xhiros ka ndodhur kryesisht në supermarkete dhe qendra tregtare, ndërsa shitjet kanë qenë më dobët në dyqanet e lagjes.

Në krye të listës për rritje të shitjeve me pakicë janë karburantet, ndikuar edhe nga shtrenjtimi i çmimit. Ndër mallrat e tjerë që raportohet për rritje të shitjeve janë ushqimet, pijet dhe produktet e tjerë jo ushqimorë, të cilët gjithashtu nuk i kanë shpëtuar rritjes së çmimeve.

Gjallërimi i konsumit ishte i pritshëm pas vitit pandemik dhe ishte paralajmëruar edhe nga Indeksi i Besimit Konsumator, që në tremujorin e tretë të këtij shënoi rritje. Megjithatë shtrenjtimi po pengon buxhetet familjare që të shpenzojnë përtej nevojave të përditshme, siç janë ushqimet dhe transporti.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos