Një aksident hekurudhor është regjistruar rreth orës 13:50 në Fushë Mamurras, ku treni i pasagjerëve, i linjës Tiranë-Shkodër, ka përplasur një kamion që kishte mbetur i bllokuar në shina.
Si pasojë e këtij aksidenti, fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Drejtuesit të trenit dhe atij të kamionit pasi janë testuar me aparat alkool testues, nuk kanë rezultuar nën efektin e alkoolit.
Shërbimet e policisë rrugore, kanë arritur të bëjnë spostimin e kamionit i cili kishte mbetur i bllokuar në rrugë, duke liruar rrugën dhe lejuar trenin me pasagjerë, që të vazhdojë lëvizjen drejt destinacionit të tij.
Në përfundim të veprimeve, ka rezultuar se, shkaku i përplasjes me dëme materiale, është mosdhënia e përparësisë në lëvizje nga drejtuesi i kamionit, ndaj të cilit u morën masa administrative. (A2 Televizion)


