
Bija e vjetër e nënës së re është historia e nënës së tij, por edhe historia e shumë nënave shqiptare që në përballje me një të shkuar diktatoriale apo me rrjedhën e jetës në veri të vendit enden mes kujtimeve.
Është një nga tri novelat që prezantoi këtë nëntor Preç Zogaj.
“Hedhja” dhe “Kompleksi” janë dy novela të tjera që e lidhin realizmin e Preç Zogajt njëherazi edhe me sarkazmën apo ironinë që gjejmë në çdo sjellje të turmës dhe të jetës në Shqipëri, që gjithnjë e më shumë ka nevojë për librin.
Me këtë thirrje për të blerë dhe lexuar më shumë libra, Zogaj e mbylli prezantimin e novelave të tij në kuadër të Panairit të Librit. (A2 Televizion)