
Ka disa libra në Bibliotekën Kombëtare që janë të rezervuara.
Mbi kopertinat e tyre apo në dosjet që i përmbainë ato, ka një vulë, një R të madhe, një shenjë dalluese që na tregon se janë të rezervuara nga koha apo politika.
Vepra të tilla janë interpretuar në kryeqytet nga artistët Roza Anagnosti, Ndriçim Xhepa e Luiza Xhuvani. Artistët kanë performuar në instalacionin Reja si për të manifestuar 100 vjetorin e Bibliotekës Kombëtare dhe atë të kryeqytetit.
Bashkë këta artistë të karrierës i ka bërë Kristian Koroveshi, një artist i ri që vitin e shkuar e kemi parë të ngjitet në skenën teatrale dhe të rrëmbejë madje cmime që në realizimin e karaktereve të para. (A2 Televizion)