Tritan Shehu për shkarkimin e Nokës: Ndëshkim pa respektuar rregullat, si Zhukovi në Bashkimin Sovjetik

Nga A2 CNN
12 Tetor 2021, 08:47 | Politikë
Tritan Shehu për shkarkimin e Nokës: Ndëshkim pa respektuar

Edhe deputeti Tritan Shehu ka komentuar në mënyrë kritike vendimin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të shkarkuar nga detyra e nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë Flamur Nokën, i cili dje u shpreh hapur kundër tij.

Shehut, episodi i kujton një ngjarje të së kaluarës komuniste në Bashkimin Sovjetik “sikur Noka të ishte Zhukovi, që u shkarkua në ajër nga frika se mos nxirrte tanket në Moskë në mëngjes!”.

https://www.facebook.com/tritan.shehu.9/posts/3082053855364925

Sipas tij, vendimi është një “ndëshkim pa asnjë vendim kolegjial, pa u pyetur asnjë forum, i marrë nga Z.Basha në orët e vona, pa respektuar rregullat, statutin, parimet e demokracisë!”. Sipas tij, kjo e bën vendimin nul, dhe kjo po krijon një situatë në PD ku “në vend që të rrëzojmë Ramën po rrëzojmë veten tonë”, dhe që sipas tij e bën edhe më të domosdoshëm Kuvendin Kombëtar. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/10/12/basha-e-shkarkoi-nga-pozicioni-si-nenkryetar-i-komisionit-te-sigurise-flamur-noka-nuk-me-shqeteson-ky-vendim/

A2 CNN Livestream

Latest Videos