Tritol makinës së efektivit të Rrugores, automjeti i shkatërruar tërësisht

Nga A2 CNN
22 Prill 2019, 17:38 | Kronikë
Tritol makinës së efektivit të Rrugores, automjeti i

Një sasi tritoli ka shpërthyer në orët e para të së hënës në automjetin e një efekti të Policisë Rrugore, ndërsa ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë.

Efektivi Julian Çiku e kishte parkuar makinën në oborrin e shtëpisë së tij në Yrshek kur ka ndodhur shpërthimi, rreth orës 04:00.

Në një video të siguruar nga A2CNN duket automjeti i efektivit që thuajse është shkatërruar tërësisht nga sasia e lëndës plasëse të vendosur në pjesës e pasme.

Shkaqet e kësaj ngjarje janë ende të paqarta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos