Tronditet Gjermania, 5-vjeçarja gjendet e vrarë në park

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2023, 07:35 | Bota
Tronditet Gjermania, 5-vjeçarja gjendet e vrarë në park

Gjermania është tronditur, mbrëmjen e kaluar, kur një vajzë e mitur 5-vjeçare u gjet e pajetë në një park në rrethinat e Berlinit.

Vogëlushja u gjet në gjendje të rëndë nga kalimtarët dhe u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte.

Vajza ishte zhdukur disa orë më herët në një park dhe policia ishte ngritur në këmbë për gjetjen e saj.

Autoritetet dyshojnë se rasti mund të jetë një vrasje dhe për këtë arsye kanë arrestuar një 19-vjeçar si të dyshuarin e krimit.

Ndërkohë vijon mbledhja e kamerave të sigurisë përkrah parkut Pankow për të siguruar më shumë informacion për këtë ngjarje të rëndë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos