All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Tronditet Kroacia, vritet një grua në mes të rrugës, autori djeg dhe disa shtëpi

Nga A2 CNN
2 Korrik 2023, 08:23 | Bota
All - Paragraf - 1

Një grua humbi jetën në Kroaci dhe 6 të tjerë u plagosën pasi një person i armatosur hapi zjarr në mes të rrugës, duke qëlluar këdo që shihte përpara.

Ngjarja u regjistrua në qytetin e Sisak, rreth 60 kilometra në juglindje të kryeqytetit Zagreb.

All - Paragraf - 3

Autori, i cili dyshohet se iu ka vënë zjarrin dhe dy banesave dhe makinave, u arrestua nga forcat e policisë disa orë pas krimit të rëndë. Motivet e aktit të tij janë ende të paqarta.

Sipas të dhënave, ngjarja u regjistrua rreth orës 21:30, teksa autori ka qëlluar me breshëri automatiku kallashnikov.

Fqinjët deklarojnë se autori ka pasur probleme mendore dhe i akuzonte shpesh herë komshinjtë se e kanë helmuar. Ai jetonte vetëm dhe raportohet se ishte në gjendje të mirë financiare. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos