Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Serbi, ku sipas mediave në Beograd, një fëmijë 14-vjeç qëlloi me armë zjarri aksidentalisht vëllanë e tij 12-vjeç.
Si pasojë e plagëve të rënda të marra nga e shtëna me armë, 12-vjeçari nuk ka mundur t’i bëjë ballë e për pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Mësohet se, djemtë ndodheshin në shtëpi me gjyshen e tyre, pasi prindërit e tyre ishin në punë, kur ndodhi ngjarja e rëndë.
Kujtojmë se muajt e fundit shteti serb është tronditur nga një sërë ngjarjesh brutale, ku viktimë kanë mbetur disa adoleshentë e fëmijë.







(A2 Televizion)