
Nën presionin e demokratëve dhe republikanëve, presidenti aktual, Donald Trump, firmosi mbrëmjen e djeshme paketën e ndihmës rreth 900 miliardë dollarë që iu jep një çek prej 600 dollarësh në muaj qytetarëve amerikanë, për të lehtësuar barrën ekonomike, të shkaktuar nga pandemia.
Në të njëjtën formë, kreu i Shtëpisë së Bardhë firmosi edhe aktin për administratën. Nëse nuk do ta bënte këtë gjë, 14 milionë amerikanë nuk do të merrnin ndihmën dhe nga nesër një pjesë e administratës do të mbyllej, duke i mohuar shtetasve amerikanë shërbimet që duan të marrin.
Edhe presidenti i zgjedhur, Joe Biden, i bëri thirrje Trump të tregohej i përgjegjshëm, teksa ky i fundit nuk firmoste, me pretendimin se kërkonte një pagesë prej 2000 dollarësh në muaj për amerikanët.
“Pse nuk duan politikanët të paguajnë më shumë për qytetarët”, ishte reagimi i tij në Twitter. (A2 Televizion)