Në Itali rriten viktimat, vendi sot filloi vaksinimin, “në 70% të popullsisë brenda verës”

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2020, 21:25 | Bota
Në Itali rriten viktimat, vendi sot filloi vaksinimin, “në 70%

Shifra kontradiktore në Itali, sa i përket bilancit të koronavirusit. Numri i tamponëve ditën e sotme ishte shumë më i ulët se në ditët paraardhëse, 59 879, dhe si pasojë ka rënë edhe numri i të infektuarve, që sot ishin 8913 nga 10 407 të ditës së djeshme.

Gjithsesi, raporti testime/raste pozitive ka pësuar rritje, duke shkuar në 14.88%. Viktimat e deklaruara janë 305, në rritje nga 261 të ditës së kaluar.

Rajoni më i goditur është sërish Veneto me 3337 raste, pothuajse një rast i veçantë nga mesatarja italiane e këtyre ditëve, e ndjekur nga Emilja Romanja me 1283 dhe Lacio me 977, ndërkohë që Lombardia, dikur problematike, është stabilizuar me 466 raste.

Ndërkohë, sot filloi edhe për Italinë i ashtuquajturi “Vaccine Day”, ku nga ora 7 e mëngjesit filloi vaksinimi me vaksinën e prodhuar nga kompania Pfizer. Janë 9750 totali i vaksinave që kanë mbërritur dhe do t’u injektohen kryesisht personelit mjekësor, ndërkohë që vaksinimi i mirë do të fillojë gjatë javës.  

Për autoritetet shëndetësore italiane, “bëhet fjalë për një ditë historike, por do të vijojnë masat e distancimit social. Do të vaksinojmë 70% të  popullsisë brenda verës, me një mesatare rreth 140 mijë vaksina në ditë, por kjo nuk do të thotë që gjithçka ka përfunduar”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos