
Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka shkruar një letër kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti. Duke e falënderuar atë për vizitën në Shtëpinë e Bardhë në shtator, Trump vlerëson zotimin e Kosovës për të siguruar stabilitet në Ballkan dhe Botë.
“Dua që të vazhdojmë të forcojmë partneritetin midis kombeve tona dhe u dërgoj urimet e mia më të mira për ju dhe popullin e Kosovës”, shkruan presidenti amerikan në letrën e tij.
Ndërsa Hoti e falënderon atë për përkushtimin në sigurimin e paqes në Ballkan. “Të rrojë gjatë miqësia Kosovë-SHBA!”, shkruan kryeministri i Kosovës në një postim në Facebook. (A2 Televizion)