Trump reagon për vaksinën e dytë: Ndodhi në kohën time

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2020, 15:33 | Bota
Trump reagon për vaksinën e dytë: Ndodhi në kohën time

Presidenti aktual, Donald Trump, reagon për vaksinën e dytë të koronavirusit të njoftuar nga kompania Moderna Inc MRNA.O, e cila është 94.5% efektive. Në një postim në Twitter kreu i Shtëpisë së Bardhë shkruan se këto zbulime që do t’i japin fund “murtajës së Kinës”, siç e konsideron ai, ndodhën gjatë kohës që ai është president i SHBA-së.

“Një tjetër vaksinë sapo u njoftua. Këtë herë nga Moderna, 95% efektive. Për ata "historianë" të mëdhenj, ju lutem mos harroni se këto zbulime të mëdha, të cilat do t'i japin fund Murtajës së Kinës, të gjitha ndodhën në kohën time!” (A2 Televizion)

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1328341927641681922

A2 CNN Livestream

Latest Videos