Trump refuzon që të detyrojë amerikanët për përdorimin e maskës

Nga A2 CNN
18 Korrik 2020, 08:46 | Bota
Trump refuzon që të detyrojë amerikanët për

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se nuk do të japë urdhër që amerikanët të përdorin maskë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Deklarata e tij erdhi pasi eksperti i sëmundjeve infektive, Dr. Anthony Fauci i kërkoi udhëheqësve të SHBA-së që ta bëjnë të detyrueshme mbajtjen e maskës. Sipas Faucit, “maska është shumë e rëndësishme dhe të gjithë ne duhet ta mbajmë”.

https://a2news.com/2020/07/14/tensionet-trump-fauci-presidenti-amerikan-jo-gjithmone-pajtohem-me-te/

Presidenti Trump, i cili më parë refuzonte që të mbante vetë maskë, u pa me një të tillë për herë të parë të shtunën e kaluar, duke thënë se ka një vend dhe një kohë të caktuar kur duhet mbajtur ajo. Trump ishte duke vizituar një spital në Uashington.

https://a2news.com/2020/07/12/donald-trump-shihet-per-here-te-pare-me-maske/

Por, duke folur dje për “Fox News”, Trump tha se nuk është dakord me përdorimin e maskës me detyrim, duke shtuar se njerëzit duhet të kenë “një farë lirie”.

SHBA vijon të mbetet epiqendra e pandemisë, me rreth 3,6 milionë raste me koronavirus dhe më shumë se 139 000 viktima, shifra më e lartë e viktimave në botë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos