Trump vendos sanksione të reja dhe “domethënëse” ndaj Iranit

Nga A2 CNN
18 Shtator 2019, 15:56 | Bota
Trump vendos sanksione të reja dhe “domethënëse” ndaj

Presidenti amerikan Donald Trump, përmes një statusi në Twitter, ka zbuluar se sanksione të reja do të vendosen nga administrata e tij ndaj Iranit.  

Rritja e sanksioneve cilësohen nga presidenti amerikan si  “domethënëse”, por nuk është specifikuar ende kur këto sanksione do të fillojnë, dhe në çfarë sektorësh strategjikë.

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1174305447513186304

Vendimi i presidentit amerikan lidhet në mënyrë direkte me akuzat ndaj regjimit të Teheranit për sulmet ndaj depozitave të naftës në Arabinë Saudite.

https://a2news.com/2019/09/18/perplasja-shba-iran-rouhani-pa-vize-per-asamblene-e-kombeve-te-bashkuara/

Vendimi i administratës amerikane pritet të tensionojë akoma më shumë situatën mes dy vendeve, në prag të vizitës së planifikuar të liderit iranian Rouhani në SHBA për Konferencën e Përgjithshme të OKB-së.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos