Dy trupa të copëtuar dhe të futur në valixhe, që u gjetën në Firence, Itali, dyshohet se janë të një çifti shqiptar, të zhdukur në vitin 2015. Sipas mediave italiane, do të jetë testi i ADN-së që do të konfirmojë dyshimet e autoriteteve. Personat e zhdukur, raportojnë mediat italiane, janë Shpëtim dhe Teuta Pasho, 54 dhe 52 vjeç, të mbërritur në Itali për të takuar fëmijët. (A2 Televizion)
Trupat e copëtuar në Itali dyshohet se janë një çift shqiptar i zhdukur në vitin 2015
