
Grupi A1 i Ligës së Kombeve dhuroi një finale spektakolare, me Francën që konfirmon forcën e saj dhe Belgjikën që i jep një goditje të rëndë Italisë.
Në Bruksel, Belgjika realizoi një përmbysje të madhe përballë Italisë, duke triumfuar me rezultatin 4-1. Pavarësisht se ishin italianët ata që kaluan të parët në avantazh me Francesco Pio Esposito, vendasit reaguan fuqishëm. De Cuyper, Nathan Ngoy dhe Jeremy Doku përmbysën gjithçka që në pjesën e parë, ndërsa në vijim belgët vulosën një fitore të madhe.
Ndërkohë, Franca nuk gaboi në përballjen me Turqinë. Gjelat triumfuan 2-1 në Bordo, duke siguruar vendin e parë në grup. Avantazhi erdhi në minutën e 49-të, pas një autogoli të Emirhan Topçu, ndërsa në minutën e 80-të Eli Junior Kroupi dyfishoi shifrat, pas asistit të Rayan Cherkit. Turqit ngushtuan diferencën në minutën e 90-të me Abdülkerim Bardakçi, por pa mundur të shmangin humbjen, shkruan A2.
Kështu, Franca e mbyll grupin në krye me 13 pikë, e ndjekur nga Belgjika me 12. Italia mbetet në kuotën e 10 pikëve, ndërsa Turqia e mbyll në vendin e fundit pa asnjë pikë.
Një grup i jashtëzakonshëm, ku Italia paguan shtrenjtë humbjen në ndeshjen vendimtare. Franca dhe Belgjika vazhdojnë garën për trofeun në çerekfinale Ndersa Italia mbetet jashtë tetëshes. (A2 Televizion)