Grupi A3 i Ligës së Kombeve dhuroi një nga ndeshjet më spektakolare të këtij edicioni. Anglia triumfoi 3-2 ndaj Spanjës në Madrid, duke i dhënë fund serisë së jashtëzakonshme prej 43 ndeshjesh pa humbje të kampionëve të Europës dhe duke siguruar vendin e parë në grup.
Harry Kane zhbllokoi rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa në pjesën e dytë Ezri Konsa dhe Ben White realizuan për anglezët. Spanja reagoi me Mikel Oyarzabal, gjithashtu nga penalltia, dhe Nico Williams, por nuk arriti të shmangte humbjen.
Një fitore me shumë peshë për Anglinë, që jo vetëm mposhti kampionët, por edhe përmbysi renditjen në momentin vendimtar, shkruan A2.
Në ndeshjen tjetër, Kroacia fitoi 2-1 ndaj Republikës Çeke, duke shmangur përfundimin në vendin e fundit.
Kështu, Anglia dhe Spanja mbyllin grupin me nga 15 pikë, por anglezët marrin vendin e parë falë golavarazhit më të mirë. Të dyja kombëtaret sigurojnë çerekfinalet, Kroacia përfundon e treta, ndërsa Çekia e fundit dhe bie në Ligën B. (A2 Televizion)