Trupat shqiptare pranë kufirit të Ukrainës, stërvitje intensive në kuadër të NATO

Nga A2 CNN
4 Korrik 2022, 18:32 | Aktualitet

Misioni i NATO në Letoni për Forcat Sulmuese ka postuar në rrjetet sociale fotot e stërvitjes më të fundit ushtarake ku morën qindra ushtarë.

Pjesë e këtij misioni ishin dhe dhjetëra ushtarë shqiptarë të cilët simuluan një stërvitje ku u përdorën armët e lehta.

Pas samitit të fundit në Madrid, aleanca ushtarake e NATO është angazhuar për të rritur prezencën ushtarake në kufijtë lindore, kjo për shkak dhe të rritjes së tensioneve me Rusinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos