Emri i presidentit të ri, Rama: Procesi, një vorbull thashethemesh

Nga A2 CNN
25 Prill 2022, 13:15 | Politikë
Emri i presidentit të ri, Rama: Procesi, një vorbull thashethemesh

Kryeministri Rama i cilësoi si një vorbull thashethemesh fjalët se shefja e kabinetit të tij, Vali Bizhga, mund të jetë emri që socialistët do të propozojnë për postin e presidentit. Në një konferencën me fokus kulturën, Rama nuk preferoi të jepte komente të tjera për procesin e negociatave që kanë nisur për emrin e kreut të ri të shtetit

“Nëse do të bënim një javë kulturore për thashethemet, do të ishte një javë ku Shqipëria do të mbante flamurin e kryesuesit të aftësisë prodhuese, por do të doja që të mos e shfokusonim vëmendjen nga kjo nismë. Nuk do të doja të shfokusoheshim dhe e kam thënë, që ky procesi i zgjedhjes së presidentit stimulon maksimalisht thashethemet dhe përzihen në vorbullën e thashethemeve gjithfarë emrash e njerëzish pa dëshirën e tyre, si edhe rasti në fjalë që ju më bëtë pyetjen. Kështu që përgjigjja ime është negative lidhur me pyetjen konkrete se nuk ka asnjë të vërtetë në të”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos