Riorganizimi i PD, demokratët e 9 degëve zgjedhin drejtuesit e rinj

Nga A2 CNN
25 Prill 2022, 11:17 | Politikë
Riorganizimi i PD, demokratët e 9 degëve zgjedhin drejtuesit e rinj

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se po zhvillohen zgjedhjet për Kryetar të PD-së në 9 degë.

Procesi i votimit ka filluar në orën 08:00 e do të vijojë deri në orën 18:00. Nëse do të ketë anëtarë që nuk kanë votuar në Qendrën e Votimit, procesi do të shtyhet edhe pas orës 18:00, derisa të ketë votuar edhe anëtari i fundit i PD-së.

https://a2news.com/2022/04/23/zgjedhjet-ne-dege-partia-demokratike-voton-per-14-drejtuesit-e-rinj/

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD-së të degëve të sipërpërmendura të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos